
Një situatë e pazakontë dhe qesharake ka ndodhur në futbollin brazilian. Ishte ndeshja mes Athletico Paranaense dhe Parana, me portierin e këtyre të fundit që bëri një gafë të pafalshme.
Në minutën e 62-të, Paranaense po mposhtej 0-1 dhe fituan një penallti. Si fillim 11-metërshi u prit nga portieri i Parana, Gabriel Gasparotto dhe topi u përplas në traun e portës.
Por gardiani brazilian nuk u tregua i kujdesshëm duke kujtuar se topi përfundoi jashtë dhe filloi duke festuar. Por ‘sfera’ shkoi përsëri në këmbët e lojtarëve të Paranaense, të cilët barazuan shifrat.
Ky moment po bën xhiron në rrjet, me tifozët e Parana që kanë nisur të kryqëzojnë portierin e skuadrës së tyre. Përsa i përket ndeshjes, Athletico Paranaense përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1.
O gol de empate de Lucas Di Yorio.
— Athletico Paranaense (@AthleticoPR) January 11, 2025
???? https://t.co/OOPnlMJMCn#Athletico #CAPxPRC pic.twitter.com/84NbTe3Rpt