Eduardo Camavinga
Raportimet e fundit tregojnë nga Polonia se Eduardo Camavinga ka humbur finalen e Superkupës së Europës. Sulmuesi i Real Madrid pësoi dëmtim në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Atalantën.
Pamjet tregojnë se dëmtimi nuk është i lehtë për t’u kaluar, ndërsa mbeten që të shihen rezultatet e testeve mjekësore. Kështu lojtari i përfaqësueses së Francës do të ishte i lumtur nëse do t’ja hedhë me mungesë vetëm në sfidën e nesërme.
Kujtojmë se sfida mes Realit dhe Atalantës fillon nesër në 21:00. Fituesi i Champions League dhe ajo e Europa League do kërkojnë trofeun e parë sezonal në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës.
Momenti i dëmtimit të Camavingës:
Poll