Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Bayern perfekt me Kompany, gjermanët i japin leksione Tottenhamit në turneun korean

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern perfekt me Kompany, gjermanët i japin leksione Tottenhamit
Bayern Munich

Pavarësisht merkatos, ekipet e mëdha po vazhdojnë që të zhvillojnë miqësore të njëpasnjëshme. Një tjetër ndeshje interesante e kishte radhën ditën e sotme, aty ku Tottenham dhe Bayern Munich përplasën “brirët”.

Bavarezët ia dolën që të triumfonin me rezultatin 1-2, duke dominuar ndeshjen. Ishte sulmuesi i ri, Vidovic ai që shënoi që në minutën e katërt për t’i dhënë avantazhin të tijëve. Ky gol ishte i vetmi për fraksionin e parë të sfidës.

Me nisjen e pjesës së dytë, Bayerni vazhdontë të ishte dominues, teksa gjeti dhe golin e dytë. Mesfushori gjerman. Leon Goretzka dërgoi topin në rrjetë në minutën e 56-të duke dyfishuar shifrat.

Në krahun tjetër, Spurs gjetën golin me Pedro Porro në minutën e 66-të, por nuk ia dolën që të dilnin të paktën me një barazim nga kjo sfidë. Në fund ndeshja u mbyll 1-2, me bavarezët që vazhdojnë ecurinë pozitive nën drejtimin e trajnerit të ri, Vincent Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga