Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ 6 gola dhe emocione të forta, sulmuesi portugez tris finalizimesh! Cristiano Ronaldo “prek” titullin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 6 gola dhe emocione të forta, sulmuesi portugez tris finalizimesh!
Cristiano Ronaldo

Ekipi i Al-Nassr ka marrë fitore “jetike” kundër Al-Shabab në transfertë, e përfunduar 4 – 2 për Cristiano Ronaldon me shokë. Protagonist absolut në këtë duel rezultojë sulmuesi portugez Joao Felix, autor i tre golave, respektivisht në minutat 3’, 10’, dhe 90+8’.

Në listën e shënuesëve te Al-Nassr nuk kishte se si të mungonte Cristiano Ronaldo, saktësisht në minutën e 75-të. Me këtë triumf, pas 32 javësh kampionat në Ligën e Arabisë Sauditë, Al-Nassr grumboll 82 pikë, 5 më shumë se Al-Hilal, por këtë të fundit kanë një ndeshje më pak.

Deri në mbyllje, Cristiano Ronaldo me ekipin kanë edhe 2 javë për të luajtur, ndërsa sfida e radhës është direkt me Al-Hilal, aty ku do ndahet “shapi nga sheqeri”.

 

Poll

Lexo gjithashtu