
Lionel Messi
Lionel Messi si një nga golshënuesit më të mirë në historinë e futbollit ka patur fatin të përballet me kundërshtarë të fortë. Por pavarësisht nivelit të tyre, argjentinasi ka arritur t’u shënojë gola spektakolarë.
Pikërisht për këtë ka folur “Pleshti”, i cili ka veçuar 3 portierët më të fortë me të cilët ka hasur vështirësi.
“Portieri më i mirë? Unë kam luajtur kundër kaq shumë portierëve, por nëse do të më duhej të zgjidhja një… do të thosha Gianluigi Buffon dhe Manuel Neuer.
Nuk e di, ka kaq shumë portierë, por ata të dy janë më të mirët. Do të shtoja edhe Iker Casillas në atë listë”, ka thënë Messi.
Poll