
Sven-Goran Eriksson mësoi në janar të këtij viti që ishte i diagnostikuar me kancer terminal të pankreasit dhe se mund të kishte, të paktën edhe një vit jete. Për legjendën e Anglisë dhe Lazios, është transmetuar edhe një dokumentar nga Amazon Prime Video.
Këta të fundit kanë realizuar një dokumentar të gjatë, përfshirë këtu momentet e shumta nga viti 2001 deri në 2006, kur Eriksson ishte në krye të Anglisë. Trajneri suedez gjatë dokumentarit të tij ka dhënë dhe një mesazh lamtumire, duke e ditur që nuk i kanë ngelur edhe shumë muaj jete.
“Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë jemi të frikësuar nga dita kur vdesim, por jeta ka të bëjë gjithashtu me vdekjen. Duhet të mësosh ta pranosh ashtu siç është. Shpresoj se do të më mbani mend si një djalë pozitiv që u përpoq të bëjë gjithçka që mund të bënte.
Mos kini keqardhje, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, tifozë, ka qenë fantastike. Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. Dhe jetojeni atë”, ishin disa nga fjalët prekëse të 76-vjeçarit në dokumentarin e realizuar për të.
Përveç Lazios dhe Anglisë, kujtojmë që Sven-Goran Eriksson ka drejtuar edhe ekipe si Benfica, Roma, Sampdoria apo Manchester City. Por edhe kombëtares si Bregu i Flidishtë apo Meksika.