
Walid Regragui, trajneri i Kombëtares së Marokut dhe ish-lojtari i Racing , shpjegoi në programin “El Chiringuito” pse Lamine Yamal në fund vendosi të luante për Spanjën dhe jo për Marokun .
Në lidhje me procesin e vendimmarrjes së Lamine Yamal mes Marokut dhe Spanjës, trajneri maroken tha: "Unë fola drejtpërdrejt me Lamine Yamal dhe ai ishte i sinqertë me mua, si dhe me Federatën Marokene.
Ne provuam gjithçka me projektin që kemi me kombëtaren tonë, me Kupën e Kombeve Afrikane në vendin tonë, me Botërorin 2030, me dashurinë që ka vendi për Laminen... Por fëmija nuk gënjeu kurrë.
Unë jam maroken apo spanjoll dhe zgjodhi Spanjën. Ai është një fëmijë shumë i ndershëm. Ne folëm me familjen, me të dhe me avokatin e tij. Ishte rasti i parë që pata kur u bashkova me kombëtaren. Ky është futbolli”, e mbylli Regragui.