
Milot Rashica - Ernest Muci
Mbrëmjen e sotme do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme në Turqi. Skadra e lojtarëve shqiptarë, Besiktas do të zbresë në fushë për të luajtur kundër Ankaragucu sfidën gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Një takim mjaft emocionues dhe delikat për ekipin e Ernest Muçit dhe Milot Rashicës. Të dy ljtarët shqiptarë janë të rëndësishëm për skuadrën turke, teksa në orën 19:30 do të kërkojnë fitoren për të qenë më afër finales së madhe.
Kujtojmë se Muçi para pak ditësh shënoi golin e 3 me fanelën e Besiktas, teksa ka luajtur gjithsej në 10 ndeshje që prej transferimit të tij gjatë merkatos së janarit. Ndërkohë Rashica ka luajtur në 35 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.
Poll