
Marcus Thuram/ © Credits twitter.com/Inter
Marcus Thuram është kthyer në të preferuarin e klubeve më të mira në futbollin botëror. Shumë skuadra “big” janë vënë në ndjekje të sulmuesit francez që aktualisht luan me Inter në Itali.
Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur një “El Clasico” jashtë fushe për shërbimet e sulmuesit. Në krahun tjetër nuk mungon as interesimi i Liverpool, Arsenal, Tottenham dhe Paris Saint-Germain.
Kujtojmë se Thuram ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2028. 27-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani, ku në 22 sfida ka shënuar 13 gola e dhuruar 6 asistime.
Poll