
Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo
Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo vazhdojnë të jenë në shitje nga ana e Manchester United.
Sipas “The Guardian” drejtuesit janë të gatshëm të shesin 2 lojtarët, të cilët nuk janë shumë në planet e stafit të skuadrës. Pavarësisht interesimeve që kanë patur në drejtim të tyre, asnjë ofertë nuk ka mundur të bindë drejtuesit për t’i lënë të lirë.
Por gjithsesi Garnacho dhe Mainoo do të vazhdojnë të jenë në shitje, me klubin që synon dhe shpreson që në merkaton e ardhshme të mund të përfitojë nga shërbimet e tyre.
Drejtuesit kërkojnë mbi 80 milionë euro për secilin nga futbollistët dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.
Poll