Shkarkimi i Xabi Alonsos nga Real Madrid vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara kohët e fundit. Një ish-futbollist i madrilenëve ka dhënë mendimin e tij mbi këtë situatë dhe bëhet fjalë pikërisht për Gareth Bale.
Ish-sulmuesi ka theksuar se aspak nuk është i surprizuar nga kjo ngjarje, ndërsa ka nënvizuar se një mospërputhje e vogël në rezultate me gjigantët spanjollë do të shënojë fundin e tij.
“Ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Ai ka fituar gjithçka që ka fituar me Bayer Leverkusen, ka fituar trofe, e ka stërvitur ekipin jashtëzakonisht mirë. Por kur arrin te Real Madrid, nuk ke nevojë të jesh trajner, duhet të jesh menaxher. Duhet të menaxhosh egot në dhomën e zhveshjes.
Duhet të menaxhosh egon. Nuk ke nevojë të bësh kaq shumë gjëra taktike. Në dhomën e zhveshjes, ka superyje që mund të ndryshojnë ndeshjet sa hap e mbyll sytë. Pra, po, mund të thuash se ai është një trajner dhe taktikant i shkëlqyer, por te Real Madridi, padyshim, nuk funksionoi.
Nuk jam i befasuar. E kuptoj plotësisht se si funksionon Real Madridi dhe nëse rezultatet nuk po vijnë dhe nuk është e thënë të jenë të shumta, ti je larguar”, ka përfunduar uellsiani.
