Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Është bujar si në fushë edhe jashtë saj”, Cana për Xhakën: Njihemi prej më shumë se 30 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
“Është bujar si në fushë edhe jashtë saj”,
Lorik cana dhe Granit Xhaka

Lorik Cana së fundmi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Sunderland. Ish-kapiteni i Shqipërisë padiksutim ka folur me superlativa për shqiptarin tjetër, Granit Xhakën.

Ky i fundit siç dihet është kapiteni aktual i Sunderland në këtë sezon, ku po bën mjaft mirë në rikthimin e tij në Premier League. Cana ka theksuar se me Xhakën njihen familjarisht, teksa vijnë nga i njëjti vend.

“E njoh familjen e Granitit për më shumë se 30 vjet. Unë dhe Graniti kemi të njëjtën prejardhje. Familjet tona janë nga Kosova. Ai është bujar në fushë dhe është i njëjti djalë jashtë saj.

Siç mund ta shohin të gjithë, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Përpara se të vinte në Sunderland, biseduam. I thashë se te Sunderland do të zbulonte se pasioni është një nga më të mirët që kishte përjetuar ndonjëherë”, ka theksuar Cana.

Poll

Lexo gjithashtu