
Kombëtarja shqiptare rikthehet nesër në fushën e lojës pasi pret Andorrën në ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Kupës së Botës. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i miqve Koldo Alvarez doli në konferencë për shtyp për mediat.
“E dimë vështirësinë që ka ndeshja e nesërme, pasi Shqipëria e ka detyrim të marrë pikët, të bëjë një ndeshje të bukur në shtëpi para tifozëve të saj. Është një ndeshje e komplikuar para një ekipi që dominon mbajtjen, që dominon shumë lojën e drejtpërdrejtë, që ka prani edhe në goditjet standarte në aspektin fizik.
Është një ekip që kemi luajtur disa herë, ka shumë lojtarë me talente të ndryshme, shumë cilësi në fazën ofensive, shumë cilësi në lojtarët e krahut dhe shumë punë fizike në aspektin mbrojtës. Kemi shembuj se si ata konkurruan në Europian”, u shpreh Alvarez.