
Pogba dhe Dembele
Ousmane Dembele ka kaluar gjendjen gripale dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Manchester City. Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp.
“Ndihem shumë më mirë, kam pasur pak grip. E kam pasur paksa të vështirë 5-6 ditë, jam stërvitur me skuadrën dhe ndihem mirë. Kemi një ndeshje vendimtare përpara për të qëndruar në Champions League, do të japim gjithçka për të marrë 3 pikët”
Rikthimi i Paul Pogba?
“Shpresoj që Paul të kthehet në fushë, sigurisht. Nuk kam folur me të për projektin e Parisit, menaxherët merren me këtë pjesë. Pogba është një lojtar i madh, shpresoj të rikthehet shumë shpejt në kombëtare”, shprehet Dembele.
Poll