Brazili ka paraqitur listën e të ftuarve për kualifikueset e Kupës së Botës që do të mbahen këtë muaj. Surpriza më e madhe në këtë listë është mungesa e Neymar që edhe pse u rikthye nga dëmtimi dhe ka marrë minuta me Al Hilal prapë nuk ka arritur të mbush mendjen e trajnerit Dorival Jr.
Neymar është golashënuesi më i mirë i kombëtares Amerikano-Latine dhe lajmi se nuk është grumbulluar ka bërë bujë në lajme botërore bashkëpërfshirë këtu Endrick të Realit. Ish-i i Barçës kaloi një dëmtim afatgjatë të gjurit që e la jashtë për një kohë të konsiderueshme. Ndërkohë 2 “yjet” e 5 herë Kampionëve të Botës që luajnë në La Liga nuk mungojnë.
Vinicius do të jetë në këto sfida kualifikuese dhe do të tentojë të tregojë me “Seleçcaon” që meritonte fitimin e Topit të Artë. I ftuar është dhe Raphinha, kapiteni aktual i katalanasve që po kalon një formë shumë të mirë me ekipin katalan. Anësori shënoi në fitoren kundër Realit dhe arriti hat-trick kundër një rivali madhor si Bayern Munchen.
Brazili mbetet në pozitën e 4-të në renditjen e Amerikës së Jugut me 16 pikë, por -6 nga Argjentina e Messit që është kthyer në lideren e përhershme të Conmebboli-t. Brazilianët luajnë në transfertën e Karakas në Venezulë, një shtet komunist dhe më pas përballen në Klasiken e famshme kundër Uruguajt. Me djemtë nga Montevideo, kombëtarja verdhjeshhilke ka një rivalitet të pashoqë qysh nga humbja e Kupës së Botës në vitet 50’.
Lista e Lojtarëve të grumbulluar në kombëtaren e Brazilit: