
Fermin Lopez dhe Ter Stegen
Që nga fundit i shtatorit, Marc Andre ter Stegen ka qenë jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi që pësoi. Portieri i Barcelonës është parashikuar se do të jetë jashtë deri në fund të këtij sezoni.
Në shenjë respekti, lojtarët katalanas lejuan që portieri gjerman të ngrinte lart në qiell trofeun. Ter Stegen gjithashtu dha dhe një intervistë për “Canal Plus”. “Është krenari të ngre trofeun, e bëra në emër të të gjithëve. Shokët e ekipit u përpoqën shumë për atë trofe.
Kam ende rrugë të gjatë drejt rikuperimit tim, por tashmë po shoh dritë në fund të tunlit. Kam rreth meje njerëz spektakolar që më ndihmojnë çdo ditë. Ne kemi besim të plotë në gjithçka që klubi bën”, tha gjermani.
Poll