Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Pritjes i vjen fundi, Antonio Conte prezantohet te Napoli: Premtoj se do bëj maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pritjes i vjen fundi, Antonio Conte prezantohet te Napoli: Premtoj se
Antonio Conte - Aurelio De Laurentiis

Tani është gjithçka zyrtare. Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Italiani ditën e sotme ka firmosur kështu kontratën me napolitanët.

Palët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare mes tyre.Lajmin e ka bërë të ditur klubi napolitan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Konte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian, sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentiis pas firmës.

Ndërkohë Conte ka thënë edhe fjalët e para si trajner i napolit. Italiani shpehet i lumtur për këtë aventurë dhe premton se do të bëjë maksimumin për të rikthyer ekipin në garë për trofe.

“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë, do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, ka deklaruar 54-vjeçari.

Kujtojmë se Conte rikthehet në stol pa më shumë se 1 viti. Italiani ishte pa një skuadër që prej largimit nga Tottenham në mars të vitit të kaluar. Ndërkohë nga ana tjetër në Serie A rikthehet pas 3 vitesh, teksa ka drejtuar Interin dhe Juventusin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga