
Tommaso Pobega
Tommaso Pobega është larguar sërish nga Milani. Mesfushori italian do të vazhdojë sërish karrierën në Serie A, por tashmë duke veshur fanellën e Bolognas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra bolonjeze nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale të klubit. Pobega është huazuar sërish te Bologna, por kësaj radhe huazimi është me detyrim blerjeje.
Sezonin e kaluar, mesfushori 26-vjeçar ishte pjesë e Bolognas duke regjistruar 30 paraqitje në të gjitha garat shënoi 4 gola dhe 3 asiste. Lëvizja drejt Bolognas ka bërë që Pobega të luajë sezonin e ardhshëm në Europa League.
View this post on Instagram
Poll