
Juventusi e ka mbyllur merkaton e janarit me një transferim të fundit që vjen nga Premier League. Lloyd Kelly është lojtari më i ri i bardhezinjve që do të veshë fanellën e tyre deri në fund të sezonit.
Këtë e ka konfirmuar vetë “zonja e vjetër” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Kelly do të jetë pjesë e Juventusit të paktën deri në fund të qershorit, në një marrëveshje huazim me të detyrim blerjeje prej 17.2 milionë euro.
Kjo e fundit mund të ndodhë vetëm në rast se klubi bardhezi plotëson disa kushte në sezonin aktual. Pas Alberto Costës, Randal Kolo Muani dhe Renato Veigas, Lloyd Kelly 26-vjeçar është goditja e fundit e torinezëve në merkaton dimërore.
Ufficiale | Lloyd Kelly è un nuovo giocatore della Juventus!
— JuventusFC (@juventusfc) February 3, 2025
Benvenuto in ⚪⚫