
Daniele De Rossi
Atalanta ka mposhtur Romën me rezultatin 2 me 1 në shtëpi. Me këtë fitore, Atalanta mban e vetme vendin e pestë, që të çon në Champions League.
Roma në anën tjetër pozicionohet e gjashta me 3 pikë më pak, kur kanë mbetur 2 javë nga fundi. Kujtojmë se Atalanta ka dhe 1 ndeshje të prapambetur për të luajtur.
Kështu misioni Champions League bëhet thuajse i pamundur për djemtë e drejtuar nga De Rossi. Gjithçka u humb vetëm në javën e fundit, ndërsa mungesa në Champions do ishte dështim i madh për klubin.
Poll