Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Roma "nuk di " të fitojë, “verdhekuqtë” zhgënjejnë ndaj Monzës

Shkruar nga NEWSPORT

Roma ka barazuar sfidën ndaj Monzës me rezultatin 1-1. Ekipi nga kryeqyteti vazhdon të zhgënjejë sërish kur pikërishtë duhej bërë kthesa.

Roma vinte nga një humbje të pamenduar që tronditi fansat, kundër një emri të padëgjuar si Elfsborg. Dhe kjo ecuri negative vazhdon edhe ndaj Monzës në kampionat.

Pas fitores dramatike ndaj Venezias, e cila mund të shihet si një “humbje” në një farë mënyre për mënyrën si u luajt dhe u fitua, vjen një tjetër performancë e dobët nga Roma.

Ekipi nuk po reagon as nën urdhrat e trajnerit të ri, Juriç. I vetmi lajm pozitv është zhbllokimi i sulmuesit kryesor, Dovnyk. Ai po shënon rregullisht duke gjetur më në fund formën e duhur.

Roma pas këtij barazimi mbetet ende larg kryesuesve dhe mbi të gjitha pozicioneve që të sigurojnë një vend në kompeticionet europiane.

Goli i Dovbyk

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga