
Është luajtur takimi i javës së 24-të në Serie A ,es Torinos dhe Genoas. Ligurët arrijnë një pikë shumë të vlefshme që i mban larg “valles” së mbijetesës.
Torinezët barazuan mbrëmjen e sotme 1-1 në prani të publikut vendas duke mos arritur dot të shfrytëzojnë gabimet e shumta të xhenoveszëve. Klubi nga qyteti i Sampdorias shkaktoi avantazhin e “granatave” pikërisht nga një pakujdesi. Torino kaloi në epërsi nga autogoli i danezit Thorsby në minutën e 45+2-të. Ish-i i Sampit nuk u tregua i vëmendshëm nga një goditje këndi dhe e shtyu topin në portën e gabuar.
Ish-klubi i Etrit Berishës po shkonte drejt 3 pikëve praktikisht pa shënuar, por sulmuesi me eksperiencë në ligën italiane, Pinamonti nxori zbuluar “demat”. Në minutën e 68-të, italiani tudni rrejtën dhe gëzoi skuadrën e Vieiras.
Genoa ndjek me 1 pikë më pak rivalët e qytetit të Juventusit, duke lënë pas vetes klubin e Ramadanit dhe Berishës. Torino nuk kap dot Romën dhe ngel pak prapa në garën për një pozitë europiane.
Goli i Genoas
Autogoli i Genoas