
Është mbyllur takimi i javës së 24-të mes Comos dhe Juventusit. Në stadiumin e bukur anës liqenit me të njëjtin emër si klubi italian u prodhua një surprizë për pak po mos të ishte për lojtarin e “gjelave”.
Juvja ia ka dalë të marrë fitoren 1-2, ndaj një ekipi blu të konsoliduar. Skuadra e Fabregas nuk toleroi në vendosje dhe arriti në fund t’i hap shumë telashe skuadrës së Mottas. Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me Kolo Muani, ndërsa Diao barazoi kur mendohej se torinezët do të shkonin në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Liqenorët për pak sa nuk i rrëmbyen një pikë të vlefshme miqve, ashtu si shkuan gjërat gjatë pjesës së dytë. Kolo sërish mendoi të bëjë heroin. Në shtesë me penallti i hoqi klubit të vogël italian mundësinë e një surprize të këndshme.
Kështu, “Zonja e Vjetër” fiton dhe pse në frymën e fundit. Kjo falë francezit që po rezulton goditje me mend në kokë dhe një shpëtim për juventinët. Me të drejtë, sulmuesi-hero ka eklipsuar Dusan Vlahovic dhe Motta krenohet me të si asetin e vetëm që po funksionon tek klubi.
Goli i parë i Kolo Muani
Goli i Comos
Goli i dopietës së Kolo Muani