
Hysaj
Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Cagliarit duke e mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe ka arritur të parakalojë në renditjen e Serie A Juventusin.
Golat për ekipin kryeqytetas i shënuan Zaccagni dhe Castellanos, ndërsa për vendasit Piccoli. Në golin e parë të Lazios, protagonist ishte dhe Hysaj që dha një asist të mrekullueshëm për sulmuesin italian.
Megjithatë, një natë jo e mirë kjo për mbrojtësin e kombëtares shqiptare që pësoi një dëmtim në pjesën e dytë të takimit dhe u zëvendësua. Ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimit të tij në gju.
Asisti i Hysaj
Poll