Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vendim DRASTIK për Kristjan Asllanin! Klubi italian i bën dalje “zyrtare”, s’ka më shpresë

Shkruar nga NEWSPORT
Vendim DRASTIK për Kristjan Asllanin! Klubi italian i bën dalje
Kristjan Asllani

Torino do të përballet ditën e sotme me Romën, në kuadër të javës së 21-të të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino” , do të nisë prej orës 18:00.

Ndërkohë që pak minuta më parë, klubi torinez ka zbuluar edhe listën e plotë të skuadrës, me lojtarët që janë të gatshëm për sot. Jashtë kësaj liste është lënë Kristjan Asllani.

Mesa duket, mesufshori i Kombëtares shqiptare e ka mbyllur me Torinon, me trajnerin Marco Baroni që s’e ul më as në stol. Gjithçka u pa qartë disa ditë më parë edhe në Kupë, ku edhe aty ishte jashtë listës.

Ndërkohë, përsa i përket kampionatit, pra Serie A, kjo është hera e parë që elbasanasi mbetet jashtë skuadrës. Te Inter s’i ka ndodhur asnjëherë, përveç rasteve të detyrueshme kur ka qenë i dëmtuar.

Kujtojmë se Torino ka vendosur që huazimi i shqiptarit të mbyllet para kohe. Ndërkohë që klubi që zotëron kartonin e tij, Inter, po punon fort për të gjetur një “strehë” të re për Asllanin, pa mbaruar merkato e janarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Torino Football Club (@torinofc1906)

Poll

Lexo gjithashtu