
Evan Ndicka
Sfida mes Udineses dhe Romës u ndërpre në minutën e 71 për shkak të problemit shëndetësor që kishte Evan Ndicka. Mbrojtësi i verdhekuqve u shtri në tokë duke vendosur dorën në gjoks për shkak të disa shtrëngimeve.
Një skenë e tillë sigurisht alarmoi të gjithë dhe skuadrat vendosën që sfida në ndërpritej dhe të riluhej në një moment të dytë. Tashmë siç është mësuar 24-vjeçari është në gjendje optimale dhe është përjashtua mundësia e një problemi në zemër.
Në këto kushte në Itali kanë vendosur që takimi do të nisë saktësisht në minutën e 71 e 30 sekonda, kur edhe u ndërpre. Vendimi do të bëhet zyrtar ditën e nesërme, kur Liga të zyrtarizojë oraret e ndeshjeve të tjera.
Poll