Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U eliminua nga Euro 2024, Milani arrin akordin me lojtarin e Francës

Shkruar nga NEWSPORT
U eliminua nga Euro 2024, Milani arrin akordin me lojtarin e Francës
Youssouf Fofana

Youssouf Fofana pritet të jetë futbollisti i ri i Milanit. Gjithçka është e kryer mes klubit kuqezi dhe lojtarit.

Kontratë 3-vjeçare plus 1 shtesë për mesfushorin që ishte gati prej javësh, por pritej vetëm që lojtari të mbyllte aventurën Euro 2024 me Francën. ‘Gjelat’ u eliminuan nga Spanja në gjysmëfinale dhe Fofana, si shumë të tjerë rinisin ‘punët’ për të ardhmen e tyre.

Monaco kishte refuzuar më parë 30 milionë euro nga Nottingham Forest, ndërsa kuqezinjtë deri tani kanë ofruar 25 milionë. Negociatat vijojnë mes klubeve, por 'Djalli' duket shumë pranë marrëveshjes për shkak të pëlqimit të lojtarit.

Lojtari kishte oferta nga Premier League, por zgjodhi ‘Djallin’ si preferencë personale. 25-vjeçari do të jetë blerja kryesore në repartin e mesfushës që do të pasohet me afrime të tjera në repartet defensive e ofensive.

Te Milani, Fofana do të gjejë 2 shokët e Kombëtares, Theo Hernandez e Mike Maignan si dhe Pierre Kalulu me të cilin ka luajtur te moshat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga