
Interi arriti të “hakmerrej” ndaj Fiorentinës, me zikaltërtit që triumfuan 2-1 në Serie A mbrëmjen e djeshme. Një triumf shumë i rëndësishëm për zikaltërtit që vazhdojnë të mbajnë hapin e Napolit kryesues, teksa i ndjekin me 1 pikë më pak.
Pas këtij triumfi ka folur Simone Inzaghi. Ky i fundit ka teksuar se kjo ndeshje shumë tension. Ndër të tjera nënvizon se penalltia nuk ekzistonte dhe ndërhyrja e Var-it nuk ishte e drejtë.
"Tensioni me pankinën e Fiorentinës pas golit të parë? Fiorentina ishte e inatosur, siç është e drejtë të jetë, siç isha i inatosur unë në Leverkusen kur kemi pësuar gol në një goditje këndi që lindi nga një pozicion jashtë loje. Nuk e kisha kuptuar se çfarë kishte ndodhur, kishte një moment tensioni.
Pastaj pashë përsëri edhe penalltinë, që nuk ekziston, ndërhyri VAR-i që nuk ndërhyri në derbi dhe do të kishim fituar ndeshjen. E kuptoj Paladinon, topi ka dalë jashtë, në atë rast nuk mund të ndërhyjë VAR-i. Pastaj te penalltia Darmian është një metër e gjysmë larg dhe ndërhyn VAR-i te një penallti që sipas meje nuk ekziston” , ka përfunduar timonieri i zikaltërve.