
Clarence Seedorf ka folur së fundmi për situatën e ish-ekipit të tij, Milanit. Legjenda holandeze u shpreh se me largimin e Maldinit dhe Piolit, Milan bëri një hap prapa.
Ndër të tjera, Seedorf thotë se klubi kuqezi duhet të jetë i duruar dhe ti japë kohë grupit momental derisa të shkojnë tek rezultatet dhe vazhdimësia.
“Klubi bëri një hap prapa. Aty ishte Pioli, Maldini dhe një rrugë. Kjo rrugë është ndërprerë, tani duhet kohë sepse ka njerëz të rinj, mjedisi duhet të rigrupohet në dinamika dhe mekanizma të rinj.
Kur ndryshon një trajner disa gjëra ndryshojnë. Klubi duhet të jetë i durueshëm dhe të ofrojë mbështetje e kohë. Lojtarët kanë treguar në disa ndeshje se kanë vlerë, tani na duhet vazhdimësia”, është shprehur Clarence Seedorf.