
Ardon Jashari pritet në orët e ardhshme të zyrtarizohet te Milan. Shqiptari sapo të kalojë testet mjekësore do të firmos me kuqezinjtë një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.
Për kalimin e tij te Milan ka folur Fabio Capello. Ky i fundit ka theksuar se Jasharin e ka parë në Champions League dhe nga paraqitjet e bëra beson se do të bëhet një lojtar i madh. Gjithashtu ka nënvizuar se duket që gjak luftëtari.
“Më duhet ta pranoj se e kam parë vetëm në Champions Leagie në edicionin e fundit, shumë pak për të pasur qartësi absolute. Por, djaloshi më duket valid, një potencial top në këtë rol për të ardhmen. Pra, një goditje prej Milanit, e them unë.
Ai ishte spostuar nga shtëpia e tij në Zvicër një herë, kur vitin e kaluar shkoi në Belgjikë. Kjo nënkupton se tashmë e ka demonstruar që ishte në gjendje që aty ku nuk e njihnin të zgjidhej menjëherë lojtari më i mirë i vitit në kampionatin belg, duke luajtur mjaft mirë edhe në Champions. Jashari duket tipi i lojtarit që nuk tërhiqet mbrapa kur duhet t’i nxjerr atributet e tij apo kur duhet të japë diçka më shumë për të fituar”, ka theksuar italiani.