
Noah Okafor
Noah Okafor ishte shumë pranë largimit nga Milani në këtë merkato janari për tu transferuar te Leipzig. Mirëpo sulmuesi zviceran nuk arriti të kalojë me sukses vizitat mjekësore në klubin gjerman.
Edhe pse nuk arriti dot të transferohet në Bundesligë, kuqezinjtë ende janë të bindur se mund të shesin sulmuesin 24-vjeçar. Sipas italianes “Gazzetta dello Sport”, Okafor është në shënjestrën e dy klubeve nga Premier League.
Bëhet fjalë për Bournemouth dhe Ëest Ham që kërkojnë shërbimet e lojtarit zviceran. Okafor ndërkohë vijon të jetë i dëmtuar që nga 20 dhjetori.
Poll