
Alexis Saelemaekers është padyshim një nga surprizat e bukura të Milanit në këtë fazë përgatitore. Futbollisti belg, që prej rikthimit nga huazimi te Bologna, po tregon formë mjaft të mirë.
Saelemaekers ishte protagonist edhe në “Trofeu Berlusconi”, të cilën Milani e fitoi pasi mposhti 3-1 Monzan. 25-vjeçari shënoi gol, teksa ishte një nga më të mirët në fushë.
Pikërisht për këtë formë të mirë që po kalon, belgu ka fituar zemrën e trajnerit të ri, Paulo Fonseca. Në një deklaratë të bërë pas ndeshjes me Monzan, tekniku portugez është shprehur se dëshiron ta mbajë Saelemaekers pasi është një lojtar që i pëlqen.
“Nuk ka dyshim se Saelemaekers duhet të qëndrojë, për mua. Më pëlqen shumë, ai është një lojtar ekipi që di të bëjë shumë gjëra të ndryshme, që punon shumë në mesfushë”, u shpreh Fonseca.