Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në kërkim të një mesfushori, Juventusi “piketon” brazilianin dhe ish-in e Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Në kërkim të një mesfushori, Juventusi “piketon”
Juventus

Juventus ka nisur që të mendojë për të përforcuar ekipin në këtë merkato verore. Klubi torinez është në kërkim të një mesfushori me eksperiencë dhe që e njeh kampionatin italian.

Kështu, “Zonja e Vjetër” ka piketuar edhe të preferuarit për këtë merkato.

I pari është braziliani Ederson, i cili momentalisht mban veshur fanellën e Atalantës. Kontrata e tij me bergamaskët përfundon në verën e vitit 2027, por klubi zikaltër nuk e lë të lirë pa 50 milionë euro.

Në kërkim të një mesfushori, Juventusi “piketon”
Ederson

Në krahun tjetër është edhe Sandro Tonali. Mesfushori i Newcastle është një dëshirë e vjetër për Juventusin. Megjithatë, ish-i i Milan, vështirë që të ndryshojë ambient këtë verë.

Në kërkim të një mesfushori, Juventusi “piketon”
Sandro Tonali

Pritet të shihet se si do të shkojë “gjuetia” e “Zonjës së Vjetër” për një mesfushor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga