
Ekipi i Milanit do të zbres në fushë ditën e nesërme kundër Bologna. Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro” dhe kuqezinjtë e Allegrit do tentojnë ruajtjen e formës pozitive. Trajneri Massimiliano Allegri është ndalur në tema të caktuara në zonën e prononcimeve.
Është bërë e ditur se Leao nuk do jetë në gjendje të jap kontributin, sikurse Ardon Jashari: “Leao ka një problem me muskulin soleus. Shtrirja ose tendosja e tij nuk bën asnjë ndryshim; është një muskul i rrezikshëm.
Ai nuk do të jetë i disponueshëm nesër, nuk mendoj se do të jetë i disponueshëm në Udine, por mendoj se do ta shohim kundër Napolit. Muskuli soleus është një muskul i rrezikshëm. Estupinan është mirë, madje është rikuperuar. Pulisic është mirë, nuk ka probleme me dorën. Të tjerët janë të gjithë mirë. Vetëm Leao dhe Jashari janë të lënduar dhe do t'i presim në kohën e duhur”.