
Fitorja ndaj Napolit mbrëmjen e djeshme me shifrat 2-1 e ka ngjitur ekipin e Milanit në krye të Serie A. Ekipi i Massimiliano Allegrit ka një tjetër test të vështirë të dielën e kësaj jave, pasi do të përballet në Torino me Juventusin.
Mund të themi se fitorja me Napolin e kënaq Milanin, por i lë kuqezinjtë të gjymtuar përpara sfidës me bardhezinjtë. Pervis Estupininan u ndëshkua me karton të kuq mbrëmjen e djeshme dhe do të mungojë të dielën në Torino.
Një tjetër humbje e madhe mund të jetë edhe Fikayo Tomori në mbrojtjen e Milanit për sfidën me Juventusin. Në testet mjekësore të kryera sot, është kuptuar se mbrojtësi britanik do ta ketë shumë të vështirë të luajë ndaj Juventusit, për të mos thënë që nuk ka asnjë shans.
Massimiliano Allegri po mendon tashmë të plotësojë treshen e mbrotjes me njërin mes De Winter ose Odogu, të cilët erdhën në merkaton e verës.