
Brahim Diaz kur luante te Milan
Milan ka nisur që tani të mendojë për afrimet në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë hedhur “grepat” te Real Madrid.
Në “radarin” e italianëve ka rënë Brahim Diaz, i cili këtë sezon nukm po arrin të gjejë minutat e dëshiruara. Sipas “Gazetta dello Sport” bëhet me dije se Milan e kërkon në huazim dhe e duan që në merkaton e janarit.
Në vetëm 9 ndeshje të luajtura dhe 254 minuta, Brahim ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe nëse Brahim do të kalojë te Milani apo jo, për të cilin do të ishte një rikthim.
Poll