Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani me trajner të ri, presidenti jep "OK" për ish-in e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Milani me trajner të ri, presidenti jep "OK" për ish-in e
Milani

Julen Lopetegui është shumë pranë emërimit si trajner i Milanit. Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës ka avancuar në bisedimet me klubin italian, ku edhe presidenti i Milanit, Gerry Cardinale ka dhënë “OK” për spanjollin.

Lopetegui do të marrë vendin e Stefano Piolit, me këtë të fundit që do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni. Italiani nuk po i kënaq aspak drejtuesit, me sezonin aktual që ishte vendimtari për të ardhmen e tij.

Në krahun tjetër, Lopetegui ishte në garë me emra si Thiago Motta, Mark Van Bommel dhe Domenico Tedesco, por 57-vjeçari tashmë është në ‘pole position’ duke patur edhe pëlqimin e presidentit, gjë që është një plus i madh.

Milani me trajner të ri, presidenti jep "OK" për ish-in e
Julen Lopetegui

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga