
Lautaro Martinez
Asnjë lëndim për kapitenin e skuadrës së Simone Inzaghit. Pas ndeshjes së Champions League në Spanjë, argjentinasi Lautaro Martinez do të lihet të pushojë pasi ka nevojë për pak oksigjen.
Kjo është ideja e trajnerit të zikaltrve që duhet ta ketë Lautaron në 100% në fund të sezonit. Natyrisht e gjithë kjo me Thuramin në fushë, përndryshe koha shtesë do të jetë e detyrueshme.
Verona ose Torino, ndoshta të dyja, por Lautaro së shpejti do të ulet në pankinë për të mbaruar “punën” e muajit të fundit. Duke marrë parasysh ndeshjen ndaj Barcelonës, e cila do të luhet pas pak orësh, argjentinasi do të arrinte në 8 ndeshje radhazi.
Poll