
Leao & Tomori
Trajneri Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të mirë përpara supersfidës me Juventusin të dielën në mbrëmje. Fikayo Tomori është rikthyer ditën e sotme në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Qendërmbrojtësi britanik pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Napolit dhe u zëvendësua. Megjithatë, Tomori nuk është ndalur dhe ka marrë pjesë sot në seancën stërvitore dy ditë para sfidës me Juventusin.
Megjithatë, trajneri Allegri nuk pritet të rrezikojë gjendjen e 27-vjeçarit dhe me shumë gjasë do ta lerë në stol fillimisht. Milani pritet të startojë në treshen e mbrojtjes me Koni De Winter.
Poll