Duvan Zapata u dëmtua në sfiën e kësaj fundjave të humbur nga Torino në shifrat 3-1 ndaj Interit. Gjatë një aksioni sulmues nga krahu i majtë, kolumbiani në tentativë për të dribluar u dëmtua dhe ra në fushë.
Gjendja e lojtarit u pa që në fillim që ishte e rëndë, pasi u largua me barrelë nga fusha. Pas ekzaminimit mjekësor ka dal dhe shkalla e dëmtimit.
Lajmi, fatkeqësisht është nga më të këqinjtë e mundshëm për torinezët. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim të trefishtë dhe sezzoni zyrtarisht mund të quhet i mbyllur për të.
Zapata ka dëmtuar 2 menisqe, atë anësor dhe atë medial, si dhe ka dëmtuar ligamentin e gjurit të majtë, i cili është dhe gjuri ku u përplas me mbrojtësit.
Klubi torinez ka ngushëlluar Duvanin dhe shprehet se i qëndron pranë në këto momente të vështira. Torino merr kështu një goditje të madhe duke humbur kapitenin e saj për pjesën e mbetur të sezonit.
Gli accertamenti strumentali cui è stato sottoposto Duvan Zapata hanno evidenziato una lesione del legamento crociato anteriore, del menisco mediale e del menisco laterale.
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) October 7, 2024
Il Torino Football Club abbraccia con affetto Duvan con l’augurio di rivederlo al più presto in campo. pic.twitter.com/BmCY8YPz42