Marco Baroni dhe penalltia e humbur nga Kristjan Asllani
Bilanci i ekipit të Torinos në Serie A përgjatë 5 ndeshjeve të fundit është vërtetë shqetësues, 3 barazime dhe 2 humbje. Disfata me një ekip në “letër” të “dobët” si Leçe ka krijuar kaos në planin drejtues.
Sipas raportimeve të fundit nga “TuttomercatoËeb”, trajneri Marco Baroni rrezikon shkarkimin nëse nuk merr rezultat pozitiv kundër Milanit, e cila përkon me javën e 14-të në Serie A.
Mungesa e saktësisë në ekzekutimin e penalltisë së mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani ndaj Leçe, mund të minimizonte “dëmet”. Torino mban pozicionin e 13-të në tabelë, ndërsa ndodhen vetëm 4 pikë larg “zonës së ftohtë”.
Poll
