
Sergio Conceicao
Sergio Conceicao ka marrë në dorë “frenat” e Milanit për pjesën tjetër të sezonit. Timonieri portugez zëvendësoi në stol bashkëkombasin e tij, Paulo Fonsecan. Ky i fundit u shkarkua nga drejtuesit pas barazimit 1-1 me Romën.
Conceicao ka thënë edhe fjalët e para pas zyrtarizimit te Milan, me palët që kanë firmosur mes tyre kontratë 1.5 vjeçare. Portugezi shprehet krenar për detyrën e re dhe nënvizoi se ndodhet në një kklub të madh.
“Jam krenar për emërimin tim në Milan. Më duhet të përfaqësoj një klub të madh, duhet të jap maksimumin. Nuk kemi shumë kohë, por nuk mendoj se është një justifikim. Unë dua faktet dhe rezultatet për të folur për mua, ka shumë punë përpara”, ka theksuar portugezi.
Poll