
Conceicao dhe Calabria
Edhe pse arritën të triumfonin me përmbysje ndaj Parmës, në kampin e Milanit ndodhi diçka e pazakontë. Në përfundimin e ndeshjes u duk qartë një sherr mes trajnerit Conceicao dhe Davide Calabrias.
Për këtë konflikt, ka zgjedhur të flasë dhe vetë kapiteni i Milanit në prononcimin e tij për mediat. “Këto janë gjëra që ndodhin, ishte një keqkuptim mes të dyve. U sqaruam, nuk kupruam një gjë nga njëri-tjerti fillimisht, por më pas u rregullua situata.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në futboll. Kërkoj falje, nuk ishte gjë e mirë. Gjëja që na intereson më shumë është skuadra dhe të luajë”, u shpreh Calabria.
Poll