
Diego Milito, ish-sulmuesi legjendar i Interit, me të cilët fitoi edhe tripletën në vitin 2010, ka folur së fundmi në një media italiane për aventurën e tij te zikaltërit. Sulmuesi argjentinas shprehet qartë se Interi është i veçantë për të, madje tregon se e ka patur ëndërr të aktivizohej në atë ekip.
“Interi është një ekip i veçantë, kam një dashuri të madhe për këto ngjyra që më kanë bërë të përjetoj momente të paharrueshme. Të vishja këtë fanellë ka qenë një ëndërr që fëmijë. Madje shumë fëmijë ëndërrojnë të luajnë për një ekip të fortë. Unë e pata këtë mundësi të madhe dhe e shijova, duke dhënë gjithçka për këtë fanellë”, u shpreh Diego Milito.
Gjithashtu, Milito ka folur edhe për Interin e këtij sezoni, duke përmendur edhe disa nga lojtarët që ai janë më të mirët në ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi.
“Këtë sezon Interi është shumë i fortë, po bën gjëra të mëdha. Është një ekip i madh dhe me vlera të atilla. Unë kam një pëlqim të madh për Lautaron, por edhe Calhanoglu po kalon një sezon të mrekullueshëm. Por aty është edhe Thuram me Barellan, e shumë lojtarë të tjerë të talentuar”, tha ish-sulmuesi argjentinas.