Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka festë te Atalanta para duelit me Leccen e shqiptarëve, Berat Gjimshiti rikuperohet në kohë

Shkruar nga NEWSPORT
Ka festë te Atalanta para duelit me Leccen e shqiptarëve, Berat
Berat Gjimshiti

Te Atalanta ka lajme të mira para përballjes me Leccen, duel ky që do të luhet në mbrëmje në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm dhe për Gasperinin ka lajme të mira.

Berat Gjimshiti ka arritur të rikuperohet në kohë për këtë sfidë dhe në këtë mënyrë do të jetë i gatshëm për timonierin e bergamaskëve. Kapiteni i Kombëtares me shumë gjasa do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes, teksa do të synojë fitoren përballë Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.

Kujtojmë se aktualisht Atalanta ndodhet në vendin e 3-të në klasifikim me 64 pikë dhe synon fitoren e 3-të rresht për të “blinduar” vendin e tyre në Champions, ndërkohë nga krahu tjetër Leçe “lufton” për mbijetesë dhe fitorja është mëse e detyrueshme për ta.

Gjithashtu rikuperimi i Gjimshitit është lajm i mirë edhe për Sylvinhon, i cili mund të mbështetet te shërbimet e kapitenit në duelin me Serbinë. Takim ky që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45 dhe ëshë i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga