Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbja me Cagliari-n nuk ndikon, Juventus i “beson” Spalletti-t edhe për vitet e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Cagliari-n nuk ndikon, Juventus i “beson” Spalletti-t edhe
Luciano Spalletti

Juventus luajti në transfertë përballë Cagliarit në një ndeshje e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit pasi shënuan 1 gol duke e lënë "Zonjën e Vjetër” me 0 të tilla.

Ndërsa përpara ndeshjes një deklaratë e cila ishte mjaft e rëndësishme ishte edhe ajo e drejtorit sportiv, Giogio Chiellini. Ky i fundit ka bërë të ditur se trajneri aktual, Luciano Spalletti do të vijojë të mbajë në “duart” e tij drejtimin e Juventusit.

Në fjalën e tij Chiellin ka treguar konsideratën dhe vlerësimin e madh për Spalletin, duke shpjeguar se aftësia e tij drejtuese është mjaft e mirë, kësisoj do të jetë në vazhdimësi të drejtimit të skuadrës. Aftësi të mira që sipas tij askush nuk mund që t'i mohojë apo të ngrejë dyshimet mbi mënyrën e duhur se si ai kujdeset për organizmin dhe menaxhimin e futbollistëve në fushë.

“Tek ne ka qenë gjithnjë kjo bindje, pak kohë më parë, përpara një prej ndeshjeve të Champions League me Lucianon në pankinë, thashë se kontrata me të nuk do të jetë 6-mujore. Për mendimin tim ai do të jetë trajneri i Juventusit edhe për vitet e ardhshme dhe po bën një punë të mirë. Do të flasim në momentin e duhur, por nuk besoj se ka njeri dyshime në lidhje me këtë çështje”, është shprehur drejtori sportiv, i klubit të Juventusit.

Rikujtojmë se Luciano Spalletti e mori drejtimin e Juventusit vetëm përpara pak javësh kur zëvendësoi në stol Igor Tudor.

Poll

Lexo gjithashtu