Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-lojtari shqiptar komenton sfidën mes Gjimshitit dhe Sherrit: Nuk mund të gëzohemi më? Cagliari i gjeti të meta Atalantës

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari shqiptar komenton sfidën mes Gjimshitit dhe Sherrit: Nuk mund
Valon Behrami

Valon Behrami, shqiptari që ka luajtur përkrahë Xhakëës dhe Shaqirit në kombëtaren e Zvicrës ka folur në emisionin e DAZn në Itali. Ish-lojtari I ‘helvetëve’ ka bërë disa deklarata në lidhje me ndeshjen mes Cagliarit dhe Atalantës, pra sfida mes legjionarëve Gjimshiti dhe Sherri.

“Zaniolo nuk provoki askënd. Për mua nuk kishte asgjë të keqe me festën e Zaniolos. Ai bën një gjest të natyrshëm, siç bëri me Romën drejt tribunës.

Nuk mund të gëzohemi më? Nëse brohoritja është problem për lojtarët, atëherë nuk po festojmë më.

Fjalët e Gasperinit për festën e lojtarit janë për të mbuluar faktin se Atalanta nuk luajti ndeshjen e zakonshme dominuese në Sardenjë. Cagliari punoi shumë mirë dhe i gjeti shumë të meta bergamaskëve. Skuadra e Gasperinit pësoi pas golit, pasi

Cagliari ishte vendosur mirë në fushë. Tifozët sardenjezë mbështesin vetëm skuadrën e tyre dhe mendoj se Zaniolo tani është në shënjestër të pajustifikueshme.

Ai kishte të drejtë të festonte në Romë dhe në Cagliari ai thjesht bëri gjestin e tij, Gasperini donteë thjesht të largonte vëmendjen”, u shpreh ish-lojtari i Lazios Behrami.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga