
Simone Inzaghi ia doli të ngrinte lart trofeun e titullit kampion me Interin. Titulli i fundit i fituar në Serie A ishte si lojtar dhe tashmë pas 24 vitesh ia del të përjetojë emocione të mëdha si trajner.
Pas ndeshjesh me Lazion, ku barazuam 1-1 në sfidën e fundit në “San Siro” për këtë sezon, timonieri italian theksoi se nuk mund të ishte më i lutmur se kaq. Një festë që nisi me 22 prill dhe vazhdon ende. Për mediat italiani ai doli edhe për të ardhmen e tij, ndërsa për presidentin Steven Zhang theksoi se është një njeri i madh.
“Ne do ta shijojmë këtë festë me tifozët e mrekullueshëm që e meritoi këtë kampionat. Ne kemi festuar që nga 22 prilli, ishte një udhëtim i bukur dhe një festë e pabesueshme, emocionuese. Kisha fituar një kampionati si futbollist dhe ishte i mrekullueshëm, por kanë kaluar 24 vite dhe tani si trajner është një kënaqësi e madhe.
Nuk është e lehtë, duhet të kesh fatin të punosh në klube serioze dhe të organizuara. Fillimisht te Lazio dhe më pas te Interi kam pasur shumë mbështetje në punën time. Falënderoj vetëm Steven Zhang i cili ka qenë gjithmonë një ndihmë e madhe, një president i madh për mua. E falënderoj për këto tre vite në te Inter. Sa i takon të ardhmes jam shumë i qetë, ju mos u shqetësoni. Do të ulemi me klubin dhe të flasim për këtë.Ë shtë momenti më i mirë i karrierës sime dhe dua ta shijoj deri në fund”, ka përfunduar timonieri kampion.