Pulisic dhe Leao
Sulmuesi i Milanit Christian Pulisic rezultoi protagonist me golin e tij në fitoren ndaj Interit në derbi, e mbyllur 1 – 0 për “Djallin”. Por ky triumf ka lënë edhe “pasoja” te kuqezinjtë.
Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport”, lojtari i SHBA-së ka probleme fizike dhe nuk do jetë në gjendje të japi kontributin e tij nesër në mbrëmje ndaj Lazios së Elseid Hysajt.
Gjatë këtij sezoni, Pulisic është sulmuesi më në formë i ekipit të Max Allegrit, 5 gola dhe 2 asiste në 8 ndeshje të Serie A. Nga data 16 tetor deri në 7 nëntor Pulisic qëndrojë jashtë fushave të lojës, shkak problemet në kofshë. Pas 12 javësh në Serie A, Milani mban vendin e 2-të në tabelë me 25 pikë, 2 më pak se Roma kryesuese.
Poll
