Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi dështoi në Superkupë, presidenti Marotta: Nuk është e lehtë të kapërcesh Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
Interi dështoi në Superkupë, presidenti Marotta: Nuk
Beppe Marotta

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për Mediaset pas finales së Superkupës që dhemb shumë. Tronditje e thellë për njeriun në krye të zikaltërve, jo vetëm se është një trofe i çuar dëm, por sepse ishte mundësia për të fituar trofeun e parë në postin e drejtuesit të Inter.

Kreu i skuadrës nga Milano e donte kupën e parë, për më shumë në një derbi të Madoninës po ja që fati rezervoi si destinacion “kushurinjtë” nga Milano.

“E përballuam sfidën si një derbi. Pavarësisht se jemi mijëra kilometra (km) larg Milanos, synimi ishte të fitonim. Ishte trofeu i parë i sezonit.

Jemi Interi, edhe pse nuk arritëm të fitonim. Nuk varemi nga individ, jemi një kolektiv. Fitorja me Juventusin na dha shumë motivim. Fitorja në një finale është gjithmonë e ndarë përgjysëm.

Do të kishte qenë bukur trofeu i parë si president. Më emocionoi ky fakt. Nuk është e lehtë të kapërcesh Milanin”, u shpreh Marotta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga